Please enter at least 3 characters.

Matuidi: Fitojmë ndaj Shqipërisë, Mbappe mungesë e madhe

2019/09/GettyImages-995590990.jpg
299:"SAINT PETERSBURG, RUSSIA - JULY 10: Blaise Matuidi of France celebrates following his sides victory in the 2018 FIFA World Cup Russia Semi Final match between Belgium and France at Saint Petersburg Stadium on July 10, 2018 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi pritet të jetë një nga liderët në mesfushën së Francës në dy sfidat e ardhshme ndaj Shqipërisë dhe Andorrës.

Kjo pasi Paul Pogba dhe N’Golo Kante mungojnë shkaku i dëmtimeve.

Matuidi nuk e diskuton fitoren ndaj Shqipërisë në ndeshjen e së shtunës.

Kylian Mbappe e Blaise Matuidi . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“Franca ka një skuadër mjaft të mirë dhe futbollistët që janë këtu japin shumë besim që mund të bëjmë diçka të madhe”.

“Qëllimi ynë është të fitojmë dy ndeshjet që kemi para publikut tonë. Kur veshim fanellën e Francës, duhet të fitojmë çdo ndeshje”.

“Mbappe? Është një mungesë e rëndësishme sepse është futbollist i jashtëzakonshëm. Megjithatë, edhe futbollistët në stol i kemi shumë të mirë”, ka thënë Matuidi. /Telegrafi/