Mashtronte se do t’u rregullojë vizat për Gjermani, arrestohet
05/09/2017
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti ka mashtruar disa qytetarë duke iu marrë shuma të konsiderueshme të parave për rregullimin e dokumentacionit për punësim në Gjermani.
Si viktima janë identifikuar dy meshkuj dhe dy femra.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


