Masat e rekomanduara nga Komuna e Ferizajt për qytetarët dhe bizneset gjatë periudhës së karantinës
Komuna e Ferizajt ka bërë publike rekomandimet për marrjen e masave mbrojtëse gjatë periudhës së Emergjencës së Shëndetit Publik, derisa kjo komunë do të jetë në karantinë.
Në njoftimin e Komunës bëhet e ditur se dyqanet dhe bizneset tjera duhet të kufizojnë numrin e klientëve që janë brenda, të bëhet dezinfektimi i shportave, të sigurohet furnizimi me dorëza dhe maska.
Njoftimi i plotë:"REKOMANDIME (ORIENTUESE) TË MASAVE PËR MBROJTJE NGA COVID-19 PËR VEPRIMTARITË QË FUNKSIONOJNË GJATË PERIUDHËS SË EMERGJENCËS SË SHËNDETIT PUBLIKNë lokale dhe hapësira të dyqaneve/supermarketeve/bizneseve tjera të vogla:1. Përcaktimi i një numri të kufizuar të klientëve që mund të marrin shërbimet në lokal/dyqan/ market brenda të njëjtës kohë2. Mbajtja e rendit në hyrje dalje të rregullohet nga një person i vecantë3. Brenda lokalit të ketë rregulla të qarta që sigurojnë lëvizjen në distancë fizike të nevojshme4. Të vendosen shenja orientuese në hyrje dhe brendi të lokalit5. Të bëhet dezinfektimi i karrocave dhe shportave menjëherë pas përdorimit para se të merret në shfrytëzim nga konsumatori vijues6. Të sigurohet furnizimi me dorëza ose dezinfektimi i duarve të klientëve në momentin e hyrjes në objekt dhe para fillimit të marrjes së shërbimit7. Të sigurohet bartja e maskave mbrojtëse për stafin8. Të vendoset mbrojtja me pleksiglas (ose material tjetër mbrojtës i tejdukshëm) te arka9. Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve të lokalit10. Kontakti me monedhat/të hollat dhe aparatet e pagesave të bëhet nga një person i caktuar i vecantë, i cili nuk i prek artikujt11. Të vendosen postere dhe tekste që të inkurajojnë qytetarët të mos lejojnë fëmijët dhe të moshuarit të dalin për shoppingNë QMKF/QMF/Ambulanta1. Të sigurohet mbajtja e rendit në pritore2. Brenda lokalit të ketë rregulla të qarta që sigurojnë lëvizjen në distancë fizike të nevojshme3. Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve të lokalit4. Të sigurohet furnizimi me dorëza ose dezinfektimi i duarve të pacientëve në momentin e hyrjes në objekt dhe para fillimit të marrjes së shërbimit5. Të sigurohet vendosja e maskave mbrojtëse për pacientë6. Të heqet participimi për pacientë për të evituar prekjen e të hollave/monedhaveNë sportele shërbyese1. Të sigurohet mbajtja e rendit e rendit në sportele2. Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve3. Të gjithë klientët të kenë dorëza dhe maskaGrumbullimi i qytetarëve1. Në pritje para bankave dhe postave të mbahet rend dhe distancë fizike prej 2m2. Në qarkullimin me vetura nëse ka më shumë se dy udhëtarë brenda veturës të përdoren", përfundon njoftimi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të shtunën se edhe Komuna e Ferizajt do të futet në karantinë. /Telegrafi/


