Please enter at least 3 characters.

Martial: Më lehtë me Solskjearin, sulmojmë më shumë

2019/02/GettyImages-1128507055.jpg
288:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 09: Paul Pogba of Manchester United speaks to Anthony Martial of Manchester United during the Premier League match between Fulham FC and Manchester United at Craven Cottage on February 09, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Anthony Martial ka thënë se ai dhe shokët e ekipit po e kenë më të lehtë që të luajnë me trajnerin e ri Ole Gunnar Solskjaer, pasi ka ndryshuar filozofia e lojës.

Martial ka qenë në konferencë për shtyp para ndeshjes me PSG-në për 1/16 e Ligës së Kampionëve.

"Ne kemi një trajner me synime tjera për lojën dhe qasje ndryshe".

Anthony Martial, në formë . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

"Po përpiqemi ta bëjmë atë që po na kërkon”.

"Ndoshta është më e lehtë për ne të luajmë këtë stil të futbollit në krahasim me stilin e mëparshëm. Ne po bëjmë mirë dhe shpresojmë se mund të vazhdojmë të luajmë kështu”.

"Ai (trajneri) më kërkon të sulmoj më shumë. Kjo është puna ime, në fund të fundit, për ta bërë ndryshimin dhe për të qenë vendimtar”.

Paul Pogba e Anthony Martial . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Martial është krahasuar me Cristiano Ronaldon në fillimet e tij, ndërsa trajner Solskjaer, thotë se ai duhet të punojë që të arrijë në këto nivele.

"Nëse do të arrijë nivelin e Cristiano Ronaldos, Anthony e di se çfarë duhet të bëjë, gjithçka varet nga ai, talentin e ka”, ka deklarua trajneri norvegjez. /Telegrafi/