Please enter at least 3 characters.

Marshim historik në Londër, mbi 600 mijë njerëz kërkojnë fundin e spastrimit etnik në Gaza - mbushen rrugët me njerëz

Rreth 600,000 njerëz marshuan përmes Londrës qendrore në Downing Street për të përkujtuar 77 vjetorin e Nakba.

Demonstrata filloi në Embankment përpara se të kalonte Big Ben, për në Waterloo dhe duke përfunduar jashtë Downing Street.

Ajo u organizua nga Palestine Solidarity Compaign, Friends of Al-Aqsa, the Muslim Association of Britain, Stop the War, the Palestinian Forum in Britain dhe grupe tjera pro-palestineze.

Bëhet e ditur se protestuesit ishin nga i gjithë vendi, duke përfshirë Uellsin dhe Anglinë veriore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Stop the War tha se marshuan rreth 600,000 njerëz, duke e bërë atë më të madhin që nga nëntori 2023.

Dhe kishte për qëllim "të shënonte 77-vjetorin e Nakbas të vitit 1948 dhe të kërkonte nga qeveria të ndërmarrë veprime për t'i dhënë fund spastrimit etnik të vazhdueshëm të palestinezëve nga toka e tyre".

Nakba i referohet spastrimit etnik të Palestinës nga milicitë sioniste për t'i hapur rrugë krijimit të Izraelit në 1948. /Telegrafi/