Marquez: Enrique e ka bashkuar Barcën
03/06/2015
Strategu spanjoll pati probleme me lojtarët në fillim, madje u spekulua se nuk fliste me Lionel Messin, por me kalimin e javëve skuadra filloi t'i besonte gjithnjë e më shumë.
Tash, Barca e tij e ka fituar La Ligan dhe Kupën e Mbretit, ndërsa luan në finale të Ligës së Kampionëve.
"Sfida më e madhe për Luis Enriquen te Barcelona, mendoj se ka qenë bashkimi i lojtarëve, për t'i bërë ata të kënaqur".
"Nuk është e lehtë t'i mbash lojtarët të bashkuar nëse ke shumë figura dhe yje dhe mendoj se Luis Enrique i ka sjellë bashkë në fushë", është shprehur ish-futbollisti katalunas për Goal. /Telegrafi/


