Please enter at least 3 characters.

Marotta thotë se Spalletti do jetë trajner edhe në sezonin e ardhshëm

2019/04/Luciano-Spalletti-e1556606409565.jpg
271:"MILAN, ITALY - APRIL 07: FC Internazionale coach Luciano Spalletti issues instructions to his players during the Serie A match between FC Internazionale and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on April 7, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )
12:"Getty Images

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, është pyetur edhe për të ardhmen e Luciano Spallettit.

Ai ka konfirmuar se trajneri italian do të jetë pjesë e zikaltërve edhe në sezonin e ri, duke i hedhur kështu poshtë zërat për emërimin e Antonio Contes.

"E keni zgjedhur tashmë trajnerin për sezonin e ardhshëm? Është Spalletti, ai ka një kontratë, ne jemi të lumtur", ka thënë Marotta.

Spalletti ka qenë pjesë e Interit që nga 2017 dhe kontrata e tij i skadon në vitin 2021.

Klubi nga Milano u kualifikua në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar, ndërsa është në rrugë të mirë për ta arritur edhe sivjet. /Telegrafi/