Please enter at least 3 characters.

Marotta për Perisic: Është e vështirë të mbash lojtarët që nuk dëshirojnë të qëndrojnë

2019/01/Ivan-Perisic-1-e1548751522474.jpg
251:"MILAN, ITALY - JANUARY 13: Ivan Perisic of FC Internazionale gestures during the Coppa Italia match between FC Internazionale and Benevento Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on January 13, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, është kthyer edhe një herë për të folur për të ardhmen e Ivan Perisic te zikaltrit.

Kroati nuk ishte pjesë e skuadrës për udhëtimin në Torino pasi lojtari ka kërkuar largimin nga klubi.

Për 29-vjeçarin ka shfaqur interesim Arsenali, ndërsa lojtari ka shprehur vullnet për t'u transferuar te Topçinjët dhe kjo duket se nuk i ka pëlqyer klubit nga Milano.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Perisic? E përsëris, është e vështirë të mbash lojtarët që nuk dëshirojnë të qëndrojnë, por ende nuk ka ardhur ndonjë ofertë reale".

"Varet nga mënyra jonë se si e menaxhojmë situatën. Po shpresoja për një treg të qetë të transferimeve. Në vend të kësaj, ka pasur pak zhvillime dhe shumë pakënaqësi", ka thënë Marotta.

Perisic nuk ka kaluar në një formë të mirë këtë sezon, ai ka shënuar vetëm tre gola dhe ka dhuruar dy asistime në 16 ndeshje.

Nuk duhet të harrojmë Interi dhe lojtari refuzuan një kalim te Manchester Unitedi në verën e 2018. /Telegrafi/