Please enter at least 3 characters.

Marotta: Juve i dëshiron të gjitha objektivat

2018/08/GiuseppeMarotta.jpg
175:"MILAN, ITALY - JULY 26: Juventus CEO Giuseppe Marotta attends the Serie A 2018/19 Fixture unveiling on July 26, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se klubi ka bërë një skuadër shumë të fortë, në mënyrë që të konkurrojë për trofe në të gjitha garat.

“Në këtë skuadër nuk ka ndarje klasike ndërmjet lojtarëve startues dhe zëvendësuesve. Të gjithë janë bashkëstartues këtu”.

“Ne kemi bërë një skuadër shumë konkurruese, sepse duam t’u shkojmë deri në fund objektivave tona”.

Juventus (Getty Images)

“Klubi e mbështet punën e trajnerit në baza ditore. Lojtarët e kuptojnë se nuk mund të startojnë gjithmonë dhe janë shumë profesionale, ashtu që rotacioni i shpeshtë i skuadrës, ua mundëson që të gjithë të jenë në formë të mirë dhe mendërisht të përfshirë”.

“Duhet inteligjencë e vërtetë t’i bindësh lojtarët ta pranojnë dhe ta kuptojnë situatën”, ka thënë Marotta për Sky Sport Italia.

Juventus (Getty Images)

Juventusi e ka nisur mbarë sezonin e ri në Serie A duke regjistruar dy fitore nga po aq ndeshje kampionale.

Të dielën mbrëma, Bianconerët fituan ndaj Lazios me rezultat 2-0 në Allianz Stadium në Torino. /Telegrafi/