Please enter at least 3 characters.

Marota synon rikthimin e Kovacicit te Interi

2019/03/GettyImages-1074419464.jpg
296:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 19: Mateo Kovacic of Chelsea is challenged by Junior Stanislas of AFC Bournemouth during the Carabao Cup Quarter Final match between Chelsea and AFC Bournemouth at Stamford Bridge on December 19, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Skuadra italiane Inter po përgatitet për një rikthim të madh.

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic mund t’i bashkohet zi kaltërve gjatë afatit kalimtar të verës.

Kovacic aktualisht është i huazuar te Chelsea në Ligën Premier, por që klubi londinez nuk e ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Kroati nuk është në planet e klubit madrilen që synon ta shesë atë gjatë afatit kalimtar veror.

Mateo Kovacic sa ishte pjesë e Interit. (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ka qenë drejtori i Interit, Bebe Marota që ka filluar kontaktet me kampionin në fuqi të Evropës për Kovacicin.

Inter synon huazimin e lojtarit me detyrim blerje për 30 milionë euro në fund të sezonit 2019-20.

Mbetet të shihet nëse Kovacic do ta mirëpres një rikthim në Itali, apo synon të vazhdojë te Chelsea. /Telegrafi/