Please enter at least 3 characters.

Mark Wahlberg tregon se i humbi 4.5 kilogramë për pesë ditë

2020/03/MarkWahlbeerg-e1583159102107.jpg
222:"WESTWOOD, CALIFORNIA - FEBRUARY 27: Mark Wahlberg attends the Netflix Premiere Spenser Confidential at Westwood Village Theatre on February 27, 2020 in Westwood, California. (Photo by Joe Scarnici/Getty Images for Netflix)
24:"Getty Images for Netflix

Mark Wahlberg është shumë i vetëdijshëm se profesioni i tij kërkon ndryshim në dukje për rolet e ndryshme filmike.

Kjo do të thotë se për disa role duhet të shtojë në peshë, të rritë masën muskulore, derisa për role të tjera duhet të humbë peshë.

Për nevojat e filimit “Spenser Confidential”, aktori është dashur të humbte peshë, prandaj i është nënshtruar dietës rigoroze saqë ka humbur 4.5 kilogramë për vetëm pesë ditë – transmeton News.com.au.

“E xhiruam filmin 'Lone Survivor' menjëherë pas '2 Guns', ndërsa më herët e kisha xhiruar 'Pain and Gain', prandaj isha shumë i rëndë dhe disi i fryrë, para se të fillonim xhirimet e 'Lone Survivor'”.

“Më pas punuam në 'Deepwater Horizon', ku duhej të isha më i rëndë, prandaj pija birra dhe haja ushqim të fërguar për ta portretizuar karakterin që punonte në platformën e shpimit nënujor. Pasoi filmi 'Patriots Day', ku luaja rolin e një polici që nuk ishte më në formë”, ka thënë aktori duke e bërë të qartë se kishte shtuar akoma më shumë në peshë.

Prandaj, për t’u përgatitur për filmin “Spenser Confidential” është dashur të kujdesej për ushqimin që e konsumonte dhe është stërvitur shumë për të humbur në peshë. /Telegrafi/