Please enter at least 3 characters.

Mario Rui: Uria për sukses të vazhdueshëm e bën Ronaldon më të mirin në botë

2019/11/CristianoRonaldo1portugal-e1573817533326.jpg
240:"FARO, PORTUGAL - NOVEMBER 14: Cristiano Ronaldo of Portugal in action during the UEFA Euro 2020 Qualifier match between Portugal and Lithuania at Algarve Stadium on November 14, 2019 in Faro, Portugal. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe gjithmonë është i uritur për më shumë - ka thënë bashkëlojtari i tij te Portugalia, Mario Rui.

Superylli i Juventusit shënoi het-trik në fitoren prej 6-0 kundër Lituanisë në ndeshjen kualifikuese për 'Euro 2020' duke i kthyer vitet prapa.

Mario Rui e ka lëvduar 34-vjeçarin, i cili i ndihmoi kombëtares së tij që t'i afrohej kualifikimit për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

"Ai është më i miri në botë, kurrë nuk lodhet së fituari, gjithmonë dëshiron më shumë, ndërsa uria e tij e bën ai që është".

"Jemi të lumtur që e kemi në skuadër shpresoj që të vazhdojë të na kënaqë ashtu siç ka bërë deri më tani", ka deklaruar mbrojtësi i majtë i Napolit, transmeton A Bola.

Pasi e shënoi het-trikun e 55-të në karrierë (me klube dhe me kombëtare), Ronaldo ka arritur në kuotën e 98 golave me përfaqësuesen duke iu afruar rekordit të Ali Daei (me 109 gola). /Telegrafi/