Please enter at least 3 characters.

Marina Vjollca nuk është shtatzënë (Foto)

2017/03/mari-e1489835008919.jpg

Prezantuesja e njohur Marina Vjollca vazhdon të jetë në fokusin e mediave, dhe kryesisht përflitet për jetën e saj private.

Së fundmi, në rrjetet sociale është aluduar për një shtatzëni të mundshme të saj, dyshim i cili erdhi nga një fotografi e Marinës në Instagram, ku shfaqej gjatë vizitës në një klinikë, dhe barku i saj dukej paksa i fryrë.

Por, në fakt fajtor për këtë gjë duhet të ketë qenë efekti i veshjes, i cili ka bërë që Marina të duket më e shëndoshë.

Nëse vërejmë me vëmendje në fotografitë e fundit, shohim se bukuroshja Vjollca është formë të shkëlqyer, dhe nuk ka shtuar peshë.

Përndryshe, tash e një kohë ajo bashkëjeton në Tiranë me të fejuarin e saj, reperin Getoar Selimi, dhe kanë një jetë të lumtur së bashku. /Telegrafi/