Please enter at least 3 characters.

Mariano dhe Brahim Diaz drejt largimin nga Real Madridi

2019/11/mariano-brahim-diaz.jpg

Real Madridi është duke planifikuar për të krijuar hapësirë në skuadrën e tyre duke ndarë rrugët me du lojtarë të panevojshëm.

Sipas gazetës Marca, Los Blancos tashmë e kanë hedhur në treg sulmuesin Mariano Diaz, ndërsa janë të gatshëm të huazojnë edhe Brahim Diaz në janar.

I pari nuk ka luajtur asnjë minutë të vetëm këtë sezon pasi Zinedine Zidane nuk ka vend për të në planet e tij.

Brahim, megjithatë, është një lojtar që fitoi minuta tek trajneri francez në fund të sezonit të kaluar dhe e vetmja çështje është se ka bllokim në pozicionin e tij, veçanërisht pas shfaqjeve të Rodrygo Goes.

Real Madridi i kërko 20-vjeçarit të gjente kohën e duhur të luante diku tjetër verën e fundit, por ai insistoi se dëshironte të merrte mundësi për të luajtur në Bernabeu.

As Mariano dhe as Brahim nuk ishin të gatshëm të largoheshin në afatin e fundit të transferimeve, por në klub kanë besim se të dy do të rishqyrtojnë të ardhmen e tyre në janar. /Telegrafi/