Please enter at least 3 characters.

Mariah Carey i ka dhënë pagë mujore të dashurit që t’i blejë dhurata

2017/04/mariah.jpg
83:"attends MARIAH'S WORLD Viewing party at Catch on December 4, 2016 in New York City.
12:"Jeff Kravitz

Thuhet shpesh që më mirë është të japësh se të marrësh, por Mariah Carey duket se është e lumtur t’i bëjë të dyja.

Sipas Life & Magazine, 47-vjeçarja i jep të dashurit Bryan Tanaka, 33 vjeç, çdo muaj 25 mijë dollarë që ai t’i blejë dhurata, transmeton TCH.

Burimet thonë se pasuria e divës së popit është rreth 520 milionë dollarë dhe dihet që i dashuri balerin nuk fiton ndonjëherë kaq shumë sa ajo.

Prandaj këngëtarja, e cila njihet për jetën e saj luksoze, duket se bëhet dorëlëshuar kur është në një lidhje.

Pasi ishte fejuar me miliarderin australian James Packer, i cili i blinte rregullisht dhurata të shtrenjta, burimet thonë për revistën se ajo do të njëjtin trajtim dhe nga Bryan.

“Ajo se vret mendjen se ai përdor paratë e saj për këtë gjë”, ka thënë një tjetër burim.

Në ndërkohë, spekulohet se çifti është ndarë për shkak të xhelozisë së tepruar. Por, ende nuk ka ndonjë konfirmim.