Please enter at least 3 characters.

Marco Silva zbulon mungesën misterioze të Armando Brojës te Fulham

2024/02/GettyImages-1982818214-1140x866-1.jpg
229:"BURNLEY, ENGLAND - FEBRUARY 03: Armando Broja of Fulham is substituted on during the Premier League match between Burnley FC and Fulham FC at Turf Moor on February 03, 2024 in Burnley, England. (Photo by Naomi Baker/Getty Images)
12:"Getty Images

Armando Broja nuk ishte i gatshëm ditën e djeshme në duelin ndaj Aston Villës, ku skuadra e Fulhamit u mposht me rezultatin 1-2.

Para ndeshjes, klubi londinez zbuloi se Broja nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë për arsyeje shëndetësore.

Edhe pse për momentin Fulham ka edhe një tjetër sulmues në formë, bëhet fjalë për Rodrigo Muniz, mungesa e Brojës ka ngacmuar kureshtjen e mediave në Ishull.

Pas ndeshjes trajneri i Fulham, Marco Silva u pyet se çfarë kishte ndodhur me shqiptarin dhe përgjigja e trajnerit portugez ishte disi e vështirë për t’u shpjeguar.

“Armando kishte disa vështirësi me të cilat duhej që të merrej. Mendoj se ka momente që mund të përmirësohesh edhe nëse nuk luan, pasi rritesh në aspekte të tjera".

"Mendoj se momenti ishte i tillë që Armando të mendojë për vetveten. Ai duhet që të bëjë të mundur të mbajë një nivel të lartë dhe sigurisht të rikthehet në fushë”, deklaroi Marco Silva.

Broja u huazua te Fulham nga Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror për gjashtë muaj. /Telegrafi/