Please enter at least 3 characters.

Marchisio nuk luan ndaj Napolit

2018/04/ClaudioMarchisio-2-e1524337123132.jpg
122:"during the serie A match between Torino FC and Juventus at Stadio Olimpico di Torino on February 18, 2018 in Turin, Italy.
17:"Valerio Pennicino

Claudio Marchisio, Stefano Sturaro dhe Mattia De Sciglio, do të mungojnë në ndeshjen e të dielës kundër Napolit.

Juventusi këtë fundjavë zhvillon përballjen kryesore ndaj rivalit të drejtpërdrejtë në Serie A, ndërsa me fitore do t'i afrohej shumë titullit të shtatë radhazi në Itali.

Miralem Pjanic dhe Mario Mandzukic janë kthyer në skuadrën e Massimiliano Allegrit, ndërsa edhe Andrea Barzagli e ka tejkaluar problemin muskulor.

(Foto: Getty Images)

Mesfushori italian, Claudio Marchisio, është jashtë listës së përgjithshme të lojtarëve, për shkak të një infeksioni me grip.

Lista e plotë e lojtarëve të Juventusit:

Buffon, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Pinsoglio, Mandzukic, Howedes, Asamoah, Szczesny, Rugani, Lichtsteiner, Bentancur, Bernardeschi.

Nga 33 ndeshje të zhvilluara, Juventusi numëron 27 fitore, katër barazime dhe dy humbje dhe ka katër pikë më shumë se Napoli.

Me fitore eventuale në Allianz Stadium, Zonja e Vjetër do të kishte shtatë pikë më shumë se Partenopei, katër xhiro para fundit të kampionatit. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)