Please enter at least 3 characters.

Marchesa Resort prezanton koleksionin më të ri

2016/01/f.0714013105269_m.jpg

Dizenjuesit e kësaj marke, si Georgina Champan dhe Keren Craig, janë të njohur për veshjet e tyre magjepsëse. Veçantia e kësaj marke është stili luksoz, veshjet klasike dhe fustanet e gjatë. Materiali i përdorur si pëlhurat dhe copat e qëndisura, do t’ju japin një pamje magjike.

Fustanet klasikë do t’ju bëjnë të dukeni si një divë e vërtetë, e cila është duke ecur mbi tapetin e kuq dhe nuk ka aspak turp të tregojë format dhe bukurinë e saj.

Shumëllojshmëria dhe detaje të veçanta e bëjnë këtë markë të spikasë që në fillim me fustane shumë ngjyrëshe, njëngjyrësh, të punuara me rrjetë dhe pupla teksa gjatësia e tyre shkon deri mbi gju dhe ato klasikët janë të gjatë deri në fund të këmbëve.

Këto fustane duhen kombinuar me aksesorët e duhur, sandale ose këpucët e përshtatshme, si dhe me një çantë të zgjedhur me finesë.