Please enter at least 3 characters.

Marcelino largohet nga Villarreali, spanjollët emërojnë një trajner të panjohur (Foto)

2016/08/Villareal.jpg

Skuadra spanjolle, Villarreal ka njoftuar se trajneri Marcelino ka lënë klubin, teksa nuk kanë vonuar dhe kanë emëruar trajnerin e ri.

Largimi i trajnerit spanjoll ka ndodhur vetëm disa ditë para ndeshjes së tyre të parë të ‘Play-Off’ të Ligës së kampionëve kundër Monacos.

Sipas Marca, ka pasur disa mosmarrëveshje në mes të bordit të ‘Nëndetëses së Verdhë’ dhe trajnerit që çuan në largimin e këtij të fundit.

Megjithatë, skuadra nga Spanja nuk ka qëndruar duarkryq duke gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij edhe pse ky i fundit është pak i njohur.

Villarreal më vonë ka njoftuar se Fran Escriba është trajneri i ri që ka marrë drejtimin e skuadrës, teksa vetëm që katër sezone punon zejen e trajnerit.

Escriba ishte më parë ndihmës trajner te Valencia, Benfica e Atletico Madrid, ndërsa sezoneve të fundit ka drejtuar Elchen dhe Getafen. /Telegrafi/