Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, paralajmërohet protestë kundër orës policore ditën e diel

2017/05/Qeveria-e-Maqedonisë-2.jpg

Më 17 maj, të dielën është paralajmëruar një protestë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

"Të gjithë ata që mendojnë se kjo duhet të përfundojë" është motoja e kësaj proteste dhe ka për qëllim kundërshtimin e orës policore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Protesta, sipas ngjarjes së krijuar në rrjetin sociale 'Facebook', është planifikuar të mbahet nga 12 deri në ora 14:00.

Mbetet të shihet nëse edhe krahas rekomandimeve të autoriteteve për mosgrupim, para qeverisë do të protestohet.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme Qeveria duhet të lehtësojë masat restriktive./Telegrafi/