Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, libri racist i Gjeografisë nga sot tërhiqet prej përdorimi

2021/02/Gjeografia_libri-780x470-1.jpg
5:"Bedri

Zëvendëskryeministri i Parë, Artan Grubi sot në "Facebook" bëri të ditur se "libri i kontestuar i Gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme nga sot tërhiqet prej përdorimit".

Ai thotë se kështu ka vendosur Komisioni për dhënien e propozimeve për tërheqje nga përdorimi të librave të miratuar.

"Për këtë vendim unë shpreh falënderim për ministren e Arsimit, Mila Carovska dhe ish-ministrin e deputetin aktual Arbër Ademi për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në këtë drejtim", shkruan Grubi.

Ndryshe, libri i gjeografisë kishte shkrime kundër shqiptarëve edhe pse në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka pasur ministra shqiptarë./Telegrafi/