Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, deri më tani janë vaksinuar gjithsej 1.102 fëmijë

2017/12/fruthi-1200x630.jpg

Nga Ministria e Shëndetësisë deklarojnë se deri në orën 13:00 me vaksina MRP janë vaksinuar 23 fëmijë.

Deri më tani gjithsej janë vaksinuar 1.102 fëmijë. Për momentin nuk ka konfirmime për raste të reja e të infektuarve nga fruthi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe gjithashtu bëjnë thirrje që t'i vaksinojnë fëmijët e tyre.

MRP vaksinat janë të kualitetit të lartë, prodhim i kompanisë Gllasko Smit Klajn nga Belgjika.

Qendrat e vaksinimit në poliklinika "Bukuresht", "Bit Pazar" dhe "Jane Sandanski" do të punojnë edhe nesër me dy ndërrime, nga ora 07:30 deri në orën 19:00./Telegrafi/