Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, 15 marsi afati i fundit për paraqitjen e tatimeve

2016/01/dap-mbyll-bastoret-n-euml-dib-euml-r-strug-euml-dhe-k-euml-r-ccedil-ov-euml_hd.jpg

Qytetarët përsëri presin momentin e fundit për t’i paraqitur tatimet e tyre. Edhe 170 mijë qytetarë deri të enjten, kur edhe është dita e fundit, pritet t’i dorëzojnë paraqitjet vjetore të tatimit pranë sporteleve të DAP.

Nga Drejtoria përkujtojnë se qytetarët mund t’i dorëzojnë paraqitjet edhe në pikat plotësuese e DAP në Qendër si dhe në komunat Gjorçe Petrov, Butel, Gazi Babë dhe Aerodrom.

Këtë vit qytetarët për herë të fundit e kanë obligim të dorëzojnë paraqitje vjetore të tatimit, pasi nga viti i ardhshëm këtë do ta bëjë DAP. Këtë vit pritet që mbi 400 mijë qytetarë të paraqesin të ardhura plotësuese.