Please enter at least 3 characters.

Mancini: Italia duhej të shënonte në Poloni

2020/10/mancini-e1602453876701.jpg

Roberto Mancini mendon se Italia është dashur të shënonte një ose dy gola në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Polonisë.

Azzurrët vazhduan me serinë pa humbje, mirëpo nuk arritën më shumë se një barazim pa gola në Gdansk.

“Fatkeqësisht, patëm shumë raste, sidomos në pjesën e parë dhe mendoj se u penalizuam nga një gjendje e tmerrshme e fushës”.

“Duke lënë anash rezultatin që nuk është pozitiv, paraqitja ishte e mirëpo. Fusha nuk është një alibi, ishte thjesht në gjendje të tmerrshme”.

“Skuadra sulmoi në fund, patëm raste dhe u përpoqëm të jepnim më të mirën, ndodh. Duhej të shënonim së paku një ose dy gola në secilën pjesë, nuk i konvertuam mundësitë tona”, ka deklaruar Mancini për RAI Sport. /Telegrafi/