Mancini: Interi i lodhur, janë shumë tre ndeshje miqësore
252:"Inter Milan's coach Roberto Mancini gestures during the Serie A football match between AC Milan and Inter at San Siro Stadium in Milan on November 23, 2014. AFP PHOTO / GIUSEPPE CACACE (Photo credit should read GIUSEPPE CACACE/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images
31/07/2016
“Nuk duhet të kishim luajtur tre ndeshje në pesë ditë në këtë fazë përgatitore. Na mungojnë shumë lojtarë”.
Kështu është shprehur trajneri i Interit, Roberto Mancini, duke analizuar humbjen 4-1 me Bayern Munich në Charlotte (SHBA).
Mancini shpreson për të tjera përforcime në merkato me Candreva, i cili tashmë është një hap larg Interit: “Banega e Brozovic janë të rëndësishëm, pasi janë të fortë dhe me kualitete. Më pas të shohim për ndonjë lojtar tjetër. Për mua është një stimul që të stërvis një skuadër gjithnjë e më të fortë. Të gjithë në klub punojnë për këtë gjë”.


