Please enter at least 3 characters.

Mançevski merr pjesë në simpoziumin ndërkombëtar për transferim demokratik të pushtetit në Kanada

2016/03/Damjan-Mançevski.jpg

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançeski po qëndron për vizitë zyrtare në Montreal të Kanadasë, ku do të merr pjesë në simpoziumin ndërkombëtar me temë: "Praktikat më të mira për transferim më efektiv dhe demokratike të pushtetit".

Fokusi i kësaj ngjarje janë sfidat me të cilat përballen vendet dhe nevojitja e ndihmës gjatë transferimit të pushtetit çka pason pas zgjedhjeve demokratike.

Ministri Mançevski mbajti edhe fjalim në panelet me temë "Bazat e komunikimit efektiv gjatë ndryshimit të pushtetit" dhe panelin "Bërja dhe qëndrueshmëria e koalicioneve në kontest të periudhës së tranzicionit".

Simpoziumi ndërkombëtar mbështetet nga Fondacioni Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Pjer Eliot Trudo dhe Instituti Kombëtar Demokratik./Telegrafi/