Manaj inspirohet nga Ibrahimovic
Djaloshi i lindur në Lushnjë, në një pononcim ekskluziv për këtë media, u shpreh i lumtur për këtë ecuri të karrierës së tij, por nga ana tjetër e ka të qartë se duhet të punojë shumë për t’u përmirësuar, në mënyrë që të jetë protagonist në futbollit elitar evropian.
Manaj, i cili mbush 19-vjeç më 24 shkurt, i ka idetë e qartë.
“Në sezonin e ti të parë te skuadra e parë e Interit, duhet të përpiqet të mësojë sa më shumë nga lojtarët me më shumë eksperiencë”.
“Nuk kam një model të veçantë, por mund të jap shumë shembuj pozitivë ndërmjet shokëve të skuadrës. Ata më qëndrojnë pranë dhe më ndihmojnë, madje shpeshherë bëjmë shaka dhe qeshim me njëri-tjetrin”.
“Ne jetën time është e rëndësishme familja si dhe miqtë që kam brenda dhe jashtë skuadrës, shprehet fillimisht futbollisti i përfaqësueses së 21-vjecarëve të Shqipërisë.
Nëse i duhet të zgjedhë patjetër një model nga i cili inspirohet, ai është Zlatan Ibrahimovic.
Manaj kujton se kur ishte fëmijë e ka ndjekur me shumë pasion suedezin kur luante tek Interi, ndërsa sot është vetë ai që ia ka dalë ta veshë fanellën ziklatër.


