Please enter at least 3 characters.

Man Utd-Valencia: Formacionet e mundshme, starton Pogba

2018/10/Paul-Pogba.jpg
280:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 01: Paul Pogba of Manchester United looks on during a training session ahead of their Group H match against Valencia in UEFA Champions League at Aon Training Complex on October 1, 2018 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Grupi H këtë të martë na ka servuar një ndeshje mjaft të bukur, atë mes Manchester Unitedit dhe Valencias.

Skuadra e Jose Mourinho po kalon në një periudhë jo të mirë, kurse ajo spanjolle pasi humbi në ndeshjen e parë ndaj Juventusit, tani kërkon fitoren me çdo kusht.

Special One duket se në këtë përballje do të lejë inatet anash dhe do të luajë nga minuta e parë me Paul Pogban, ndërsa Marcus Rashford është favorit para Alexis Sanchez.

Romelu Lukaku vazhdon të jetë i padiskutueshëm në qendër të sulmit, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Man Utd (4-3-3): De Gea; Valencia, Smalling, Lindelof, Shaw; Fellaini, Matic, Pogba; Martial, Lukaku, Rashford.

Valencia (4-4-2): Neto; Vezo, Garay, Diakhaby, Gayà; Guedes, Parejo, Kondogbia, Cheryshev; Rodrigo, Gameiro.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Në Grupin H janë Djajtë e Kuq që renditet të parët në grup me tre pikë, aq sa Juventusi, kurse Valencia dhe Young Boys kanë zero pikë. /Telegrafi/