Man United ka gjetur lojtarin e duhur për të zgjidhur problemet me krahun e majtë të mbrojtjes
16/12/2024
Manchester United raportohet se janë duke mbajtur një sy afër situatës së Miguel Gutierrez para hapjes së afatit kalimtar dimëror.‘Djajtë e Kuq’ pritet që të shpenzojnë një shumë të madhe parash për ta përforcuar skuadrën gjatë muajve në vazhdim, pasi trajneri i ri Ruben Amorim po synon rindërtimin e ekipit.Një prej pozitave kryesore që është përmendur si nevojë për ta përforcuar është ajo e krahut të majtë të mbrojtjes, kjo për shkak të problemeve të vazhdueshme të Luke Shaw me lëndimet.Sipas një raportimi nga Teamtalk.com, Gutierrez tashmë është bërë një opsion i mundshëm dhe ai ka një klauzolë lirimi prej 35 milionë eurosh me Gironan.


