Please enter at least 3 characters.

Man United 2-0 Huddersfield, nota e Hadergjonajt dhe të tjerëve (Foto)

2018/02/Hadergjonaj.jpg
314:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 03: Nemanja Matic of Manchester United and Florent Hadergjonaj of Huddersfield Town battle for the ball during the Premier League match between Manchester United and Huddersfield Town at Old Trafford on February 3, 2018 in Manchester, England. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj skuadrës së Huddersfield Town në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jose Mourinhos ka arritur t'i kthehet shpejt fitoreve në Ligën Premier pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Tottenham Hotspur.

Golat në këtë takim për Djajtë e Kuq u shënuan nga Romelu Lukaku (55') dhe Alexis Sanchez (68').

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte pikërisht sulmuesi kilian, Sanchez, i cili u vlerësua me notë 9.6.

Sanchez shënoi golin e parë me Unitedin (Getty Images)

Në anën tjetër, lojtari me notën më të ulët në ndeshje ishte mesfushori i mysafirëve, Ravin van La Parra, me notë 5.9.

Për 90 minuta luajti edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Florent Hadergjonaj, i cili pati një paraqitje solide duke u notuar me 6.0. /Telegrafi/Man United:

Huddersfield: