Please enter at least 3 characters.

Man City vazhdon dominimin, fiton me goleadë ndaj Southamptonit para derbit me Unitedin

2018/11/Man-City-Southampton-e1541349416153.jpg
317:"MANCHESTER, ENGLAND - NOVEMBER 04: Raheem Sterling of Manchester City celebrates with teammates after scoring his team's fifth goal during the Premier League match between Manchester City and Southampton FC at Etihad Stadium on November 4, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 6-1 ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Ligës Premier duke vazhduar sezonin me dominim dhe pa humbje.

Qytetarët e nisën furishëm ndeshjen duke gjetur golin pas vetëm gjashtë minutave lojë, ku pas harkimit të Leroy Sane ishte Wesley Hoedt, i cili shënoi në golin e tij për epërsinë e Cityt 1-0.

Vendasit shpejt gjetën edhe golin e dytë pasi në minutën e 12-të ishte Sergio Aguero, i cili shënoi golin e tij të 150 në Ligën Premier për epërsinë 2-0.

Festa e Agueros pas golit të 150 në Ligën Premier (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Pas vetëm gjashtë minutave apo më saktë në minutën e 18-të radha i erdhi David Silvas që gjeti golin me një gjysmë vole për 3-0.

David Silva shënoi një gol të bukur (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Goli i tretë i Cityt lëshoi futbollistët në aventura dhe shpejt u ndëshkuan, pasi në minutën e 30-të ishte Danny Ings që ngushtoi epërsinë në 3-1 nga pika e bardhë.

Danny Ings (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Kur pritej që ndeshja të shkonte në pushim me rezultatin 3-1 në skenë doli Raheem Sterling që ngriti epërsinë në 4-1 pas asistimit të Agueros.

Në pjesën e dytë, përsëri ishin vendasit të cilët dominuan dhe krijuan më shumë raste, teksa gjetën golin me anë të Sterling (67') për 5-1, ndërsa në minutat shtesë Sane vulosi rezultatin përfundimtar 6-1.

Sterling tundi dy herë rrjetën (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, City kthehet në pozitën e parë me 29 pikë apo dy më shumë se Liverpooli në vendin e dytë, ndërsa Southampton renditet në vendin e 16-të me vetëm shtatë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët udhëtojnë te rivali i urryer lokal, Manchester Unitedi, ndërsa Southamptoni e pret në shtëpi Watfordin. /Telegrafi/

https://twitter.com/drag0nknight_/status/1059126885039239169