Please enter at least 3 characters.

Man City mposht Brentfordin dhe siguron kalimin në gjysmëfinale të Carabao Cup

Manchester City arriti një fitore të sigurt 2-0 ndaj Brentford, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Carabao Cup.

‘Qytetarët’ kaluan në epërsi në minutën e 32-të, kur Rayan Cherki përfitoi nga një top i kthyer jashtë zone dhe realizoi një gol spektakolar, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë për rezultatin 1-0.

Brentford pati rastin më të mirë për të barazuar në minutën e 19-të, kur Mathias Jensen ekzekutoi një goditje dënimi të rrezikshme nga jashtë zone, por portieri James Trafford reagoi në mënyrë brilante, duke e mbajtur portën e paprekur.

Në pjesën e dytë, Manchester City rriti ritmin dhe dyfishoi avantazhin në minutën e 67-të.

Savinho depërtoi bukur mes disa mbrojtësve, goditi nga brenda zonës dhe, pas një devijimi, topi përfundoi në rrjetë për rezultatin 2-0.

Të besuarit e Pep Guardiolës tani do të fokusohen në kampionat, ku pas tri ditësh do të jenë nikoqir të West Hamit./Telegrafi/