Please enter at least 3 characters.

Man City ia liron rrugën Chelseat për transferimin e Iscos

2018/03/Isco-Spanja.jpg
248:"MADRID, SPAIN - MARCH 27: Isco of Spain celebrates after scoring his sides third goal with Sergio Ramos of Spain during the International Friendly between Spain and Argentina on March 27, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City është i gatshëm t'i lirojë Chelseat rrugën për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Isco.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Chelsea do të duhet të zëvendësojë Eden Hazardin nëse ai përfundon në Real Madrid gjatë verës.

Kështu, emri më i përfolur është ai i mesfushori spanjoll, Isco, i cili nuk po kalon kohë të mira dhe të lumtura te Reali.

U tha se City duan spanjollit, por tani del se Qytetarët nuk janë të interesuar të paguajnë për atë, kështu Chelsea mund të ketë rrugën e lirë nëse lojtari dëshiron Anglinë.

Isco po shkëlqen te Spanja, por te Reali nuk po mund të zë vendin e titullarit (Getty Images)

Megjithatë, edhe transferimi i Iscos do të varet nga ajo se kush do ta merr drejtim e skuadrës londineze.

Isco lulëzon në dy skenarë - njëra ku ka një ekip lojtarësh me mendime të ngjashme duke luajtur stilin e tij të futbollit dhe e dyta, ku ai është fokusi qendror i ekipit, pra një numër 10 rreth të cilit gjithçka sillet.

Kjo përjashton shumë kundërshtarë dhe është arsyeja pse ai nuk është duke u zhvilluar në Real Madrid, pasi lojtari kryesor i skuadrës është portugezi Cristiano Ronaldo.

Afati kalimtar i verës do të sqaroj gjithçka rreth të ardhmes së Iscos, e cila ka pak mundësi të vazhdoj të jetë në Bernabeu, pasi edhe Mbretërit mendojnë ta shesin për të krijuar fonde të reja. /Telegrafi/