Please enter at least 3 characters.

Maluma publikon klipin e këngës "Marinero"

2018/05/Malumafk-e1525537620515.jpg
170:"INGLEWOOD, CA - APRIL 07: Singer Maluma performs during his "F.A.M.E. Tour" at The Forum on April 7, 2018 in Inglewood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtari kolumbian, Maluma, dy javë para publikimit të albumit të ri, i ka befasuar fansat duke lansuar videon e re muzikore.

Ai e ka publikuar klipin e këngës "Marinero" që është pritur jashtëzakonisht mirë nga dashamirët e muzikës së tij.

(Foto: Getty Images)

Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londono Arias, ka devijuar paksa nga stili i zakonshëm duke sjellë një baladë të interpretuar shumë mirë.

24-vjeçari kishte thënë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Billboard Latin Music se albumi i tij i ri do të ishte i shumëllojshëm.

(Foto: Getty Images)

Dhe tashmë këtë e ka konfirmuar kënga "Marinero" që është ndryshe nga muzika që jemi mësuar ta dëgjojmë Maluman.

Videoklipi i kësaj kënge ka arritur shifrën prej gjashtë milionë shikimesh në YouTube akoma pa kaluar 24 orë nga publikimi.

Albumi i "F.A.M.E" i Malumas do të dalë në shitje më 18 maj, ndërsa lista e plotë e këngëve do të publikohet gjatë javës që vjen. /Telegrafi/