“Malli” i Sabri Fejzullahut është mall i tjetërkujt dhe i papaguar
Unë, Lulzana Pajaziti, jam vajzë 25-vjeçare nga Gjilani. Kur kam qenë e vogël kam shkruar poezi (pak edhe prozë, tregime të shkurta) për natyrën, për lulet, për nënën, për vendlindjen e për kombin. Kam shkruar poezi për stinët. Këto lloje të lirikave i kam përmbledhur në dy vepra me poezi, të cilat i kam botuar - njërën në vitin 2002, tjetrën në vitin 2005. Duke qenë e dhënë shumë pas letërsisë, jam regjistruar dhe i kam mbaruar studimet për Letërsi të Përgjithshme dhe Krahasimtare në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Ani pse profesion jo shumë dobiprurës as sot e kësaj dite për mua, unë ndjehem mirë që kam studiuar aty ku e kam ndjerë veten më mirë dhe më të aftë. Por, s’jam ndalur me kaq.
Dikur, kur kam nisur të formohem më shumë e të marr dije më të madhe për letërsinë e artet e tjera shpirtërore, veçmas për muzikën, kam filluar të shkruaj edhe tekste të këngëve, nga të cilat kam menduar të përfitoj materialisht, por jo edhe të prekem keq shpirtërisht, sikurse më ka ndodhur kohët e fundit, kur një këngëtar, me zë në estradën kosovare, i cili sa herë këndon “djeg” zemrat e rinisë, më ka tradhtuar. Nuk ka rënë në dashuri me mua, por ma ka marrë një tekst të këngës, e cila i është bërë hit, “Malli”, ama pa më përmendur askund mua si tekstshkruese.
Në këtë shkrim kam shprehur mllef të madh ndaj këtij këngëtari, dikur i pëlqyer fort nga ajo. Sabriu më herët ma ka kall zemrën. I kam dëgjuar këngët e tij shumë. Nuk më ka pëlqyer asnjë sikurse ai. Mirëpo, më ka tradhtuar. Kohët e fundit po shfaqet në televizion me një këngë të bukur e ritmike, ‘Malli’, ama ai mall është malli im, të cilën ai e ka bërë për vete, pa më përmendur mua askund si tekstshkruese e as pa kryer kurrfarë obligimi ndaj meje. Po më vjen keq që ka ndodhur kështu se, sinqerisht, Sabriun e kam menduar njeri më të pjekur, që nuk bën kësi lojëra e këso dallavere të ndyra. Dua nga ai të më kërkojë falje, gjithashtu edhe ta kryejë obligimin ndaj meje. Nëse s’e jep këtë të dytin, mundësisht, kudo që të shfaqet ajo këngë në televizione, të shkruhet emri im aty. Kështu ndodh gjithkund me tekstshkruesit, kështu duhet të ndodhë edhe me mua dhe Sabriun, se ‘Malli’ është krijesë e shenjtë e shpirtit tim, pasi të tillë e konsideroj poezinë, veçmas atë që ka lidhje motive nga emocionet e mia. Tash po jua jap edhe disa detaje të tjera të autorësisë së tekstit dhe të kompozimit të muzikës.
Fillimisht kam shkruar për disa këngëtarë vendës, të cilët janë të njohur vetëm për rrethin ku jetojnë. Mbas një kohe të gjatë rashë në kontakt me një kompozitor në Prishtinë, z. Bahri Zariqin. Në bashkëpunim me të kemi bërë disa këngë për disa këngëtarë, që janë shumë të njohur për neve dhe që kanë famë edhe nëpër vende të tjera të Evropës. Fatmirësisht, një nga këngët tona u bë publike nga këngëtari ynë i famshëm z. Sabri Fejzullahu. Quhet ‘Malli’, e cila po dëgjohet shumë e me dashuri të madhe. Fatkeqësisht, z. Sabri Fejzullahu na shkeli shumë keq e shumë rëndë, duke mos treguar të vërtetën, se kush ia ka bërë tekstin dhe kompozimin e këngës.
Para disa ditëve në një televizion tonin intervistën që dha z. Sabri Fejzullahu në rubrikën e mëngjesit, kurse këngën e dëgjova në një pasdite në një emisionin relaksues duke thënë: “I kam afër 800 këngë dhe të gjitha i mbaj mend kush e ka shkruar tekstin dhe kush e ka bërë kompozimin e këngës etj. Sa çudi! Qysh dhe pse ndodhi të mos mbajë mend dy persona që ia ofruan këngën dhe qëndruan aty me të derisa është incizuar kënga. Jemi dëshmitarë dhe kemi dëshmi të gjalla, edhe fotografi të realizuara në fund në shenjë falënderimi dhe respekti që patëm për të. Ndërsa i nderuari, Sabriu, vazhdoi rrugën, u përshëndet me ne dhe me z. Bahri Zariqin, e prej asaj dite më kurrë nuk e pamë, kurrë s’u dëgjuam me të, përpos me këngën tonë e zërin e tij.
Mua më vjen mirë dhe krenohem për këtë këngë, sepse është teksti im e kompozim i Bahri Zariqit, e jo kompozim i Nexhat Maculës, siç ka thënë z. Sabriu. Ai s’ka të bëjë me këtë këngë aspak. Nuk e di se si ka arritur Nexhat Macula të zërë vendin e dikujt tjetër. Nexhat Macula ka pasur vetëm rast ta dëgjojë tekstin dhe këngën ende pa u përcaktuar se kush do ta këndojë atë. Madje, thënë edhe një të vërtetë tjetër, kjo këngë është përqeshur e përqeshur shumë nga zotëri Nexhat Macula, e tash po ky zotëri mban autorësinë e asaj këngë të përqeshur nga vetë ai. Pse ndodhi kështu unë ende nuk po mund të kuptoj. Është hera e parë që po e përjetoj një gjë të tillë. Kjo padrejtësi po ma trazon shpirtin. Qenka shumë rëndë të ndodhë kështu nga njerëzit që i ke për zemër. Sidoqoftë, nga kjo e keqe kërkojmë të drejtën tonë autoriale, kërkojmë të na paguhet mund, e jo dikush tjetër ta zërë vendin tonë me këngën e mallin tonë. Assesi nuk lejojmë që ‘Malli’ ta mbajë emrin e Nexhat Maculës. Çiftët e tillë më kanë shtyrë ta prishi miqësinë me artin. Kjo këngë mund të dëgjohet në youtube. Asaj i është bërë edhe videspoti. Teksti i saj është imi, të cilin mund ta lexoni edhe këtu.
Malli
Të pash unë krejt pa prit
Paske ardhë e se kam dit
Që t’shoh me sy
Prej meje u largove
Se aspak s’ke mendu
Çka don me t’gjet
Ta fala zemrën time
Se aspak s’dyshova
Në sytë e tu…
Refren
Malli mpaska marr
Zanin me ta ni
Malli mpaska marr me t’pa
Pasha k’ta dy sy …
Malli m’paska marr
Sytë mu kan qorru
Pasha k’ta dy sy aman
Shumë jam përmallu
Aman moj aman
Një fjalë me ta than
Pash dy sytë moj
Ku je kan’, vet pse më ke lan’
Sa shumë paske ndryshu
Tash bohesh se s’më njeh
A mke harru
Larg syve tmi kur shkove
Në mua a mendove
Moj pse ke ik…
Kjo zemër të kërkon
Ku je ku po shkon
Moj ti tregom


