")
Please enter at least 3 characters.

Maliqi apelon: Mos shkoni në Shqipëri, ta qojmë ligën tonë përpara

2016/01/maliqi-apelon-mos-shkoni-n-euml-shqip-euml-ri-ta-qojm-euml-lig-euml-n-ton-euml-p-euml-rpara_hd.jpg

Sipas 29-vjeçarit, që ka qenë pjesë e Partizanit në sezonin 2013/2014, ku ka zhvilluar edhe 24 ndeshje në radhët e skuadrës së kuqe të kryeqytetit, futbollistët kosovarë në Shqipëri nuk i trajtojnë mirë dhe për ta ka limite financiare, që nuk i kalon 25 mijë eurot.

“Po shikoj shumë lojtarë të Superligës kosovare që shkojnë në Shqipëri për shifra të nivelit të njëjtë me ligën tonë. Dua t’u them atyre që të mos shkojnë atje, pasi, ne si kosovarë, por edhe lojtarë nga Kosova, nuk po na respektojnë”.

“Kanë vendosur limit për ne. Asnjë lojtar që shkon nga Kosova në Shqipëri, nuk mundet të marrë një kontratë më të madhe se 25 mijë euro në sezon”.

“Vetëm Bernard Berisha dhe Liridon Latifi, që janë dëshmuar tashmë në futbollin shqiptar, mund të marrin më shumë”.

“Të gjithë ata që shkojnë nga Superliga kosovare janë lojtarë kyç në ekipet e tyre, por nuk respektohen. Prandaj lojtarët kosovarë të mos shkojnë, atje që të mos na shkelin”.

“Ne kemi ligën tonë, të punojmë fort dhe ta çojmë përpara, të rrisim cilësinë dhe fatmirësisht jemi pranë pranimit në organizatat ndërkombëtare të futbollit”, është shprehur mesfushori i Ferronikelit për Tribuna Channel. /Telegrafi/