Please enter at least 3 characters.

Maldini optimist pas takimit me Gazidisin, legjenda afër emërimit në pozitën e re

2019/06/Maldini-Milani.jpg
241:"VERCELLI, ITALY - FEBRUARY 17: Paolo Maldini (L) AC Milan looks on during the Women Serie A match between Juventus Women and AC Milan at Stadio Silvio Piola on February 17, 2019 in Vercelli, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Paolo Maldini konfirmon se është optimist pasi takoi drejtorin e Milanit, Ivan Gazidis përpara se të bëhet drejtori i ri teknik i klubit.

Legjendës së Rossonerëve i është ofruar roli që është liruar nga shkarkimi i brazilianit Leonardo.

Por, Maldini kërkon disa rigjallërime mbi kompetencat e tij para se të bie dakord për të marrë vendin e punës.

Megjithatë, legjenda italiane është optimist për marrëveshjen dhe pozitën e re te Milani.

Paolo Maldini, Leonardo dhe Ivan Gazidis (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

"Ndjehem pozitiv që mund të gjejmë një marrëveshje," u tha fillimisht Maldini gazetarëve jashtë zyrave të Milanos.

"Nga ana ime, jam i gatshëm dhe në dispozicion. Jam optimist, por nuk është koha e duhur për të zbuluar ndonjë gjë, teksa vazhdoj të flas me klubin", përfundoi ai. /Telegrafi/