Majmunët bien të ngordhur nga pemët për shkak të valës së fortë të të nxehtit në Meksikë
22/05/2024
Meksika është aq e nxehtë sa majmunët po bien të ngordhur nga pemët.
Të paktën 83 majmunë, të cilët njihen për thirrjet e tyre të zhurmshme, u gjetën të ngordhur në shtetin bregdetar të Gjirit, Tabasco, ku temperaturat parashikohen të kalojnë 45 gradë Celsius këtë javë.
Të tjerët u shpëtuan nga banorët, përfshirë pesë që u dërguan me urgjencë te një veteriner lokal, i cili luftoi për t'i shpëtuar, transmeton Telegrafi.
“Ata mbërritën në gjendje kritike, me dehidrim dhe ethe”, tha mjeku Sergio Valenzuela.
Thatësira mbarëkombëtare dhe valët e të nxehtit kanë bërë që temperaturat të rriten në pjesën më të madhe të vendit.
Në një deklaratë gjatë fundjavës, agjencia e Mbrojtjes Civile e Tabasco ia atribuoi vdekjet dehidrimit. /Telegrafi/


