Please enter at least 3 characters.

Majlinda merr zyrtarisht çmimin ‘Xhudistja më e mirë në Evropë për vitin 2014’

2016/01/majlinda-merr-zyrtarisht-ccedil-mimin-lsquo-xhudistja-m-euml-e-mir-euml-n-euml-evrop-euml-p-euml-r-vitin-2014-rsquo_hd.jpg

Kelmendi sot (e mërkurë) edhe zyrtarisht ka marrë çmimin Xhudistja më e mirë në Evropë për vitin e kaluar, transmeton koha.net.

Në vitin 2014, ajo mbrojti titullin e kampiones botërore në xhudo duke mposhtur në finalen e Kampionatit Botëror në Rusi, Andrea Chitun nga Rumania.

Majlinda për të arritur në këtë finale mposhti fillimisht Vanessa Cortesian nga Venezuela, pastaj Bundma Munkhbaatarin në çerekfinale dhe në gjysmëfinale shkatërroi rusen Natalia Kuiutinan që e kishte mposhtur edhe vitin e kaluar.

Majlinda në listën e saj të medaljeve ka edhe të artën nga Kampionati i fundit evropian. /Telegrafi/