Please enter at least 3 characters.

Majk pyet nëse do të hapen klubet

2020/06/majkaveli_47581719_279561849352067_2049966374191064909_n-e1591558682824.jpg

Pandemia coronavirus ka shkaktuar probleme të shumta në sfera të ndryshme të jetës, duke përfshirë edhe industrinë muzikore.

Për shkak të shëndetit të popullsisë, e detyrueshme është që të mbahet distanca shoqërore, gjë e cila nuk ndodh në koncertet e artistëve.

Një gjë e tillë ka shkaktuar shqetësim te shumë këngëtarë të estradës shqiptare, pasi gjasat për të humbur koncertet e tyre këtë vit mund të jetë e mundshme.

Njëri prej tyre që ka shprehur një interesim të tillë është rep-artisti Kastriot Rexha, i njohur ndryshe si Majk.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar një fotografi të shkrepur nga koncertet e tij duke pyetur nëse do të hapen klubet e natës.

“A do të hapen klubet a jo?”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

(Foto: Instastory)

Anipse koncertet deri më tani janë të anuluara, reperi ka sjellë dy projekte muzikore mjaft të pëlqyera, “Dynja” dhe “Serenatë”. /Telegrafi/