Macron u kërkon votuesve të bllokojnë të djathtën ekstreme që përfaqëson Le Pen
Emmanuel Macron kandidati për president të Francës ka hasur në brohoritjet e mbështetësve me të dal në skenë, të cilët bërtitnin "një, dy dhe pesë [vjet] të tjerë" dhe "Macron President".
Ai falënderoi ata që e votuan, si dhe kandidatët që u kërkuan mbështetësve të tyre ta mbështesin në raundin e dytë të zgjedhjeve për president.
Mbyllen qendrat e votimit në Francë: Macron dhe Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Ai u kërkon votuesve francezë të votojnë për të bllokuar të djathtën ekstreme nga marrja e pushtetit.
“I ftoj të gjithë, përfshirë ata që nuk më votuan në raundin e parë, të mblidhen pas nesh”, tha Macron.
Ai thotë se shpreson të bindë ata që nuk votuan ose që votuan për kandidatët ekstremë. Asgjë nuk është vendosur ende, thotë ai.
“Duke iu nënshtruar populizmit dhe ksenofobisë – kjo nuk është Franca”, thotë ai.
Ndryshe, Macron si kundërshtar për balotazhin e 24 prillit do ta ketë politikanen pro-ruse, Marine Le Pen. /Telegrafi/


