Please enter at least 3 characters.

Macron, Kosovës dhe Serbisë: Hiqni dorë nga emocionet gjatë dialogut

2019/04/macron157x105-1160x773.jpg
279:"French President Emmanuel Macron looks on during a joint press conference with Jordan's King Abdullah II following a meeting at the Elysee Palace in Paris on June 19, 2017. / AFP PHOTO / POOL / GONZALO FUENTES (Photo credit should read GONZALO FUENTES/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Samiti i Berlinit që po mbahet sot në Berlin është organizuar nga nikoqiri, kancerlarja Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emanuel Macron.

Presidenti Macron në një konferencë për media theksoi se në takim do të bisedohet si të gjendet një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë.

"Samiti i Berlinit nuk është që të gjendet një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë, por të gjithë së bashku në takimin që do të mbahet sot me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit, do të diskutojmë se si do të gjendet një zgjidhje në të ardhmen", ka thënë ai.

Macron i ftoi dy palët, atë nga Kosova dhe Serbia që siç tha ai “të heqin dorë nga emocionet gjatë dialogut mes tyre”.

Iniciativa gjermano-franceze sipas Macron është që këto dy shtete të fokusohen në rajonin e Ballkanti për të ndihmuar në shumë çështje./kp/