Please enter at least 3 characters.

Macja që ishte bërë virale “duke dëgjuar muzikë” largohet nga Ukraina dhe mbledh mijëra euro për bamirësi

2022/03/page-155.jpg

Miliona njerëz kanë parë videot virale të maces së ulur pranë pijeve të ndryshme alkoolike ndërsa në sfond dëgjohet muzika.

Por pak e dinë se ajo dhe pronarja e saj, Anna, janë nga Ukraina.

Dyshja u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre në Kharkiv dhe Anna ka dokumentuar udhëtimin e tyre në Francë, përcjell Telegrafi.

Që kur arriti atje, Anna ka arritur të mbledhë rreth 9 mijë euro për pesë shoqata bamirësie që ofrojnë ndihmë për kafshët e prekura nga lufta në Ukrainë.

Ajo u shpëtua si një kotele dhe u bë virale për herë të parë në TikTok në vitin 2019 falë një videoje të saj pranë një gote verë të kuqe me këngën “I Just Called To Say I Love You” të Stevie Wonder duke luajtur në sfond. /Telegrafi/