Macja e parezistueshme kërkon ushqim në rrugët e Stambollit
30/12/2023
Një video e një maceje në Stamboll, e cila kërkon të ushqehet, ka bërë xhiro në rrjete sociale.
Duke qenë se macet njihen si inteligjente dhe i preferojnë përkëdheljet, disa prej tyre kanë arritur në atë nivel që të afrohen me mirësjellje me njerëzit.
Video që arriti të mbledhë katër milionë shikime, tregon macen teksa i afrohet një të huaji, dhe i kërkon që ta ndajë ushqimin me të. /Telegrafi/


