Please enter at least 3 characters.

Macet e armatosura pushtojnë rrjetet sociale, trendi më i ri me Al

Macet e krijuara nga Inteligjenca Artificiale, të cilat mbajnë armë dhe duken tepër reale, po pushtojnë internetin.

Sora, e njohur për gjenerimin e videove me AI, është bërë epiqendra e këtij trendi të ri që përdoruesit e TikTok dhe Instagram nuk mund ta ndalojnë së shpërndari.

Trendi i kësaj jave quhet zyrtarisht “Armed Cats” — ose macet e armatosura — dhe ka marrë miliona shikime.

Këto klipe shfaqin mace që mbajnë kallashnikovë, apo armë tjera, ndërsa duken aq reale saqë shumë përdorues janë befasuar nga niveli i detajeve dhe lëvizjeve.

Për momentin, një gjë është e sigurt: macet e armatosura janë kthyer në trendin më të ri. /Telegrafi/