Please enter at least 3 characters.

LVV zëvendëson Rrahmanin, Korenicën e Millakun me deputetë tjerë në Komisione

2024/10/Deputetet-te-VV-se-Eman-Rrahmani-dhe-Visar-Korenicae-bejne-kalimin-ne-Listen-per-Familjen-me-AKR-ne-dhe-PD-ne-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Lëvizja Vetëvendosje ka zëvendësuar sot deputetët Eman Rrahmani, Visar Korenica e Drita Millaku me anëtarë të rinj në Komisione, pas largimit të këtyre deputetëve nga kjo parti.

Në votimin e parë në Kuvendin e Kosovës për zëvendësimin e tyre nuk pati kuorum, ndërsa 61 deputetë morën pjesë në votimin e dytë.

Nijazi Isaku i LVV-së tashmë është anëtarë i Komisionit për Buxhet në vend të Visar Korenicës.

Shqipe Metaj Isufi është anëtare e Komisionit për Buxhet në vend të Eman Rrahmanit.

Besim Muzaqi anëtar i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave në vend të Visar Korenicës.

Jetmire Vrenezi anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në vend të Drita Millakut

Deputeti Milazim Salihaj, anëtar i Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve në vend të Drita Millakut. /Telegrafi/