Please enter at least 3 characters.

LVV reagon pas koalicioneve LDK-PDK për balotazh

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në prag të balotazheve për kryetarë komunash, duke komentuar marrëveshjet mes partive opozitare.

Në një postim, Manxhuka ka theksuar se LDK-ja po mbështet PDK-në në Prizren, ndërsa nënkryetari i PDK-së po përkrah kandidatin e LDK-së, Përparim Ramën, në Prishtinë.

Ai ka kujtuar edhe rastin kur, sipas tij, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte reaguar me “siklet dhe kërcënim” ndaj degës së partisë së tij që kishte mbështetur Vetëvendosjen në Vushtrri.

“Sot, PDK kërkon ndryshim në Prishtinë në raundin e parë, njëjtë si LDK në Prizren. Ndërkohë, tash bashkohen në koalicion me mosndryshimin”, ka shkruar Manxhuka.

Ai ka shtuar se kjo “nomenklaturë është sinonim i mosndryshimit, edhe përkundër vullnetit qytetar”, duke paralajmëruar se 9 nëntori do t’i befasojë.