LVV në Prishtinë vendos qese me mbeturina para komunës: Lagjet tona janë shndërruar në deponi mbeturinash
01/09/2026
Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka mbajtur një aksion simbolik para komunës, duke vendosur qese me mbeturina.
LVV në Prishtinë thekson se lagjet janë shndërruar në deponi mbeturinash, ndërsa thonë se nepotizmi e tenderomania po shkatërrojnë secilën ndërmarrje në Kryeqytet.
“Po ka arsye për protestë, papastërtia është një nga to!
Sot simbolikisht i'a rikujtuam Përparim Rames, problemin madhor që ka Prishtina. Lagjet tona janë shndërruar në deponi mbeturinash.
Mbi 153.000.000 milionë buxhet asnjë kamion i ri nuk ble nga Komuna. Mbi 900 punëtorë në Kompaninë "Pastrimi" më pak se 150 janë punëtorë pastrimi rreth 750 zyrtarë administrativ.
Nepotizmi e tenderomania po shkatërrojnë secilën ndërmarrje në Kryeqytet!”, thonë nga LVV. /Telegrafi/


