LVV-ja: Thaçi ka vepruar si diktator apo monark, letra-marrëveshje duhet të shqyrtohet
Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për medie ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me letër-këmbimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Në këtë komunikatë thuhet se Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës kishte bërë marrëveshje ndërkombëtare pa u konsultuar me asnjë institucion, duke vepruar si diktator apo monark.
“Kjo marrëveshje ka formën e një letre të dërguar nga Hashim Thaçi. Sipas Konventës së Vjenës për të drejtën e traktateve, ky letërkëmbim nga pozita e kryeministrit të atëhershëm, konsiderohet marrëveshje ndërkombëtare. Shkelja e parë është pikërisht kjo, që Thaçi ka ndërmarrë një veprim që e obligon Kosovën në vazhdimësi, pa u konsultuar me asnjë institucion e as me parlamentin. Ai ka vepruar si diktator apo si monark”, thuhet në komunikatën e LVV-së.
Gjithashtu, thuhet se në këtë letër, Thaçi ka përdorur termin “Kosova Veriore”, gjë që konsiderohet skandal nga ana e tyre.
“Në tekstin e asaj letre që ka fuqinë e një marrëveshjeje, Thaçi përdor termin “Kosova Veriore” për veriun e vendit, duke i dhënë legjitimitet një koncepti përmes së cilit Serbia përpiqet të destabilizojë Kosovën e të cenojë integritetin e saj territorial. Vetë përdorimi i këtij termi nga kryeministri i Kosovës, përbën skandal“, thuhet në komuniktë.
Ata kërkojnë që kjo marrëveshje të shqyrtohet urgjentisht nga organet e dretjësisë, duke thënë po ashtu se se Zajednica dhe shkëmbimi i territoreve nuk janë projekte alternative, por faza të të njëjtit projekt, i cili nisjen zyrtare e ka pikërisht te kjo letër-marrëveshje sekrete.
“Letra-marrëveshje sekrete e Hashim Thaçit duhet të shqyrtohet urgjentisht nga organet e drejtësisë. Prej saj ne kuptojmë se Zajednica (bosnjëzimi i Kosovës) dhe shkëmbimi i territoreve (copëtimi i Kosovës) nuk janë projekte alternative, por faza të të njëjtit projekt, i cili nisjen zyrtare e ka pikërisht te kjo letër-marrëveshje sekrete”, thuhet aty.
Komunikata e plotë:
Kryeministri Albin Kurti përmes një konference për shtyp ka denoncuar shkeljen e interesit kombëtar, shtetëror dhe të Kushtetutës së Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi, përmes një marrëveshjeje sekrete të kërkuar nga ai në 19 prill 2013, kur ishte kryeministër.Kjo marrëveshje ka formën e një letre të dërguar nga Hashim Thaçi. Sipas Konventës së Vjenës për të drejtën e traktateve, ky letërkëmbim nga pozita e kryeministrit të atëhershëm, konsiderohet marrëveshje ndërkombëtare. Shkelja e parë është pikërisht kjo, që Thaçi ka ndërmarrë një veprim që e obligon Kosovën në vazhdimësi, pa u konsultuar me asnjë institucion e as me parlamentin. Ai ka vepruar si diktator apo si monark.Në tekstin e asaj letre që ka fuqinë e një marrëveshjeje, Thaçi përdor termin “Kosova Veriore” për veriun e vendit, duke i dhënë legjitimitet një koncepti përmes së cilit Serbia përpiqet të destabilizojë Kosovën e të cënojë integritetin e saj territorial. Vetë përdorimi i këtij termi nga kryeministri i Kosovës, përbën skandal.Në atë letër Thaçi zotohet njëanshëm se në veri të vendit FSK-ja nuk do të shkojë kurrë pa miratimin e KFOR-it. Ky zotim nuk u kërkua nga NATO. Arsyet se pse Thaçi vendosi të heqë dorë nga një pjesë të rëndësishme e sovranitetit, mbeten sekrete njësoj si marrëveshja që ai lidhi. Dy ditë më vonë, në mediat e Serbisë Vuçiqi u deklarua se “çizmja e shqiptarëve kurrë nuk do të shkelë në veri.Kryeministri Kurti u shpreh se “për ne është shumë e rëndësishme të kuptojmë se kush e ka kërkuar nënshkrimin e një marrëveshje të tillë? Ne nuk besojmë se Brukseli e ka kërkuar një zotim të tillë të ish kryeministrit, mund ta ketë kërkuar Serbia. Kjo është një gjë që duhet të shqyrtohet.”Duke qenë se kjo letër-marrëveshje sekrete është lidhur në po atë ditë me Marrëveshjen e Brukselit (Marrëveshja e Parë të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve), ajo vë në pikëpyetje ligjshmërinë e ratifikimit të kësaj të fundit, meqenëse kur deputetët votuan ratifikimin e saj në 27 qershor 2013 me 84 vota, ata nuk ishin të informuar për marrëveshjen sekrete që e shoqëronte. Prej Marrëveshjes së Brukselit rrjedhin shumë marrëveshje e pasoja ligjore, të cilat tashmë krejt marrin kuptimësi të re ligjore e politike.Letra-marrëveshje sekrete e Hashim Thaçit duhet të shqyrtohet urgjentisht nga organet e drejtësisë. Prej saj ne kuptojmë se Zajednica (bosnjëzimi i Kosovës) dhe shkëmbimi i territoreve (copëtimi i Kosovës) nuk janë projekte alternative, por faza të të njëjtit projekt, i cili nisjen zyrtare e ka pikërisht te kjo letër-marrëveshje sekrete.Qeveria Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! mbeten të përkushtuar për bashkëpunimin e mirë me NATO-n, SHBA-të dhe partnerët perëndimorë. Po ashtu, edhe për respektimin e marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare. Kjo letër-marrëveshje sekrete iu dorëzua kryeministrit nga zyrtarë të NATO-s. Kushtetutshmëria dhe respektimi i ligjit nga institucionet në Kosovë është interes vendor, por edhe i miqve tanë ndërkombëtarë.


