LVG: De Gea do të nisë sezonin me Unitedin
Portieri spanjoll nuk ishte pjesë e Unitedit deri tani në turneun para-sezonal. Sipas raportimeve ditë më parë të Sky Sports, klubi është dorëzuar në mbajtjen e lojtarit, dhe beson se nëse nuk do ta humbë këtë verë, ai do të largohet verën e ardhshme drejt Real Madridit.
Mirëpo, pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e 24-vjeçarit, Van Gaal beson se ai do të paraqitet në takimin e parë në Ligën Premier ndaj Tottenhamit më 8 gusht, transmeton koha.net.
Trajneri ka konfirmuar se De Gea, i sapokthyer nga lëndimi do të paraqitet në miqësoren parasezonale ndaj Barcelonës, që zhvillohet nesër.
“Kur një lojtar është i lënduar është njëjtë sikurse pritja në sezon. U jap kohë lojtarëve për rikuperim dhe për të fituar formën. Ka akoma gjasa që ai të nisë sezonin kundër Tottenhamit sepse ai do të luajë nesër”, ka thënë Van Gaal. /Telegrafi/


